Lezhë, policia asgjëson 850 rrënjë kanabis te ‘Kodra e Gjyshit’

458
Policia e Lezhës ka asgjësuar me anë të djegies 7 parcela me 850 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në zbatim të planit të veprimit mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, vijon aksioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar. Ditën e sotme në fshatin Kashnjet në zonën e quajtur “Kodra e Gjyshit” dhe “Pylli i Kishës Lalaj” janë evidentuar 7 parcela të kultivuara me 850 bimë të dyshuara Cannabis -Sattiva. Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal