Lezhë, plagos me thikë 18-vjeçarin, shpallet në kërkim autori

504
Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të një plagosjeje me thikë në Lagunën e Vainit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë (thikë) në krah shtetasi E.S. 18 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Policia ka bërë të mundur identifikimi e autorit të dyshuar shtetasit Paulin Rudi, 21 vjeç, banues në Ishull-Lezhë , i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “ Plagosje e lehtë me dashje“ Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Sigal