Lezhë, përfshihet nga flakët mali në fshatin Balldren, rrezikohen disa banesa

441
Sigal

Një masiv me pyje është përfshirë nga flakët në fshatin Balldre të Lezhës. Zjarri ka përfshirë të gjithë zonën dhe rrezikohen dhjetëra banesa.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëse nga Mirdita, Kurbini dhe Shkodra për të neutralizuar flakët, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.
Nuk dihen ende shkaku i rënies së zjarrit.