Lezhë/ Në pranga inspektori i Tatimeve dhe i AKU-së

398
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme një inspektor të Drejtorisë së Tatimeve. Mësohet se në pranga ka rënë Bajram Allamani, 56 vjeç, inspektor i Tatimeve, me akuzën ‘shpërdorim detyre’. Bëhet me dije se policia gjithashtu ka arrestuar edhe një inspektor të AKU-së, shtetasin Oltion Përvathi, 34 vjeç.  Të arrestuarit nuk konfiskuan mallin në një biznes të paregjistruar në QKR. Materialet i kaluan pë hetim të plotë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë nën akuzën për shpërdorim detyre.
Sigal