Lezhë, makina përplas të moshuarin

445
Një këmbësor është përplasur nga një automjet, duke e lënë atë të plagosur. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Policia thotë se i plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjoka 73 vjeç, i cili është goditur nga makina në momentin që ishte duke kaluar superstradën.

I moshuari është dërguar në spital në gjendje rëndë shëndetësore.
Sigal