Lezhë/ Kishte mbjellë kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari

490
Policia e Lezhës ka arrestuar 45-vjeçarin Artan (Lin) Mamli, banues në Kurbin. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e vjetër të tij në Zhejë, u gjetën 68 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Gjithashtu rezulton se ky shtetas kishte lidhur edhe energjinë elektrike direkt në linjën elektrike pa matës elektrik. U gjetën dhe dy pompa uji që shërbenin për vaditjen e lëndës narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale“Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë.
Sigal