Lezhë, kapet me 50 doza kokainë, arrestohet 28-vjeçari

435
Policia e Lezhës ka sekuestruar 50 doza lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe ka vënë në pranga një person. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Arber Hafizi, 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij iu gjetën dhe iu sekuestruan 50 doza lëndë e dyshuar “kokainë”. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Sigal