Lezhë, i dehuri përplas për vdekje me makinë 66-vjeçarin

478
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar në Ishull të Lezhës, ku drejtuesi i mjetit tip BMW, Emiljano Toma ka përplasur për vdekje 66-vjeçarin, Gj.D. Sipas policisë, Toma ka qenë në gjendje të dehur, në momentet që drejtonte automjetin. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprën penale“Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, në gjendje të dehur”.
Sigal