Lezhë, ‘gol’ në burg me topin e Realit, brenda ishin fshehur celularë (Foto)

540
Sigal

Kanë tentuar  mënyra të reja për të futur objekte të ndaluara në burg, por nuk ja kanë arritur pasi janë pikasur nga shërbimet e sigurisë. Rasti i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në ambientet e burgu të Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë me stemën e Realit. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

foto galeri foto galeri

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen hetimet për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit. Muajt e fundit Ministria e Drejtësisë ka njoftuar një sërë masash për rritjen e sigurisë së brendshme në burgje.

Ndërkohe që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë nisur prej disa javësh kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit, me qëllim parandalimin e hyrjes së mjeteve dhe sendeve të kundraligjshme në ambientet e brendshme të IEPV-ve. Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.