Lezhë, biznesmeni i shpëton atentatit, plagoset me plumb në kokë

442
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të Ishull Lezhës, 1 km larg qytetit paraditen e 24 shkurti. Biznesmeni Leonard Ndoka 46 vjeç nga fshati Sheshaj i Mirditës ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur nga një makinë tjetër është qëlluar në drejtim të tij. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe Ndoka po udhëtonte me automjetin BMV X5. Ndoka njihet si biznesmen në sektorin e përpunimit të drurit në Mirditë dhe një nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur ditët e fundit. Forca të shumta të policisë po kryejnë veprimet hetimore ndërkohë që Ndoka është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale .Informacionet e fundit bëjnë të ditur se është identifikuar mjeti me të cilin është qëlluar dhe një nga pistat e hetimit është ajo një konflikti të mundshëm që ka ndodhur të shtunën e javës së kaluar.
Sigal