Sigal

LEZHË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit Arben Gjini, 35 vjeç i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur rreth orës 20:45.

Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.