Lezhë, arrestohet tutori Krenar Mjedjani për “Shfrytëzim prostitucioni”

406
Policia e Lezhës, pas një hetimi 3 mujor ka arrestuar në flagrancë Krenar Mjedjan, 28 vjeç, banues në Lezhë. Sipas specilaistëve të seksionit kundër trafiqeve të paligjshme, 28 vjeçari nga muaji prill i vitit 2015, për 20 ditë ka trafikuar për qëllime prostitucioni, në qytetin e Prizrenit në Kosovë dhe më pas për 4 muaj e ka shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Shëngjinit kundrejt pagesave të ndryshme shtetasen K.U. 26 vjeçe, banuese në Mirditë. Krenar Mjedja akuzohet për veprat penale “ Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Sigal