Lezhë, arrestohen 3 të rinj, dyshohet se grabitën një dyqan në Tiranë

58
Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë 3 persona, si të dyshuarit kryesorë për grabitjen e një dyqani në Tiranë. Në pranga ranë Albi Frroku, vjeç 20, banues në lagjen Gurra, Lezhë dhe Armando Marku, vjeç 20, banues në Merçi, Lezhë dhe L.P, vjeç 18, banues në lagjen Beslidhja, Lezhë.

 Arrestimi i tyre u bë pasi, në orën 03.00, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e shtetasit B.Ç, vjeç 54, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” neni 134/2 i Kodit Penal.