Lezhë/ 4 persona me armë dhe maska grabisin banesën, u futën nga dritarja

449
Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur në Lezhë mëngjesin e ditës së djeshme. 4 persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në banesën e 58-vjeçarit P. P., në fshatin, Zejmen të Lezhës. Ata kanë hyrë nga dritarja e dhomës së gjumit dhe kanë vjedhur me dhunë disa bizhuteri, 85.000 lekë të rinj dhe 2000 euro. Bashkëshortët, të cilët jetonin të vetëm, në momentin e ngjarjeskanë qenë në gjumë. Kur janë zgjuar ata kanë parë se në shtëpinë e tyre kishin hyrë grabitësit duke zbrazur banesën.
Sigal