Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet pranë bashkisë adoleshenti në Elbasan

621
Policia e Elbasanit ka arrestuar një adoleshent në Elbasan, pasi lëvizte me një pistoletë në brez.
B.R., 17 vjeç u arrestua pranë bashkisë së Elbasanit, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia iu gjet një pistoletë me një kërhër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm.

Materialet i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal