Lëvizte me kallashnikov në makinë, kapet 55-vjeçari në Tiranë. Momenti i arrestimit

481
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar që qarkullonte me armë në makinë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Ramazan Tanushi banues në kryeqytet.
Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë, kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të mbikalimit të Kamzës, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga Ramazan Tanushi.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit luftarak”.
Sigal