Lëviznin me kallashnikov në bregdetin e Semanit, tre të arrestuar

475
3 persona në Fier janë arrestuar në flagrancë pasi janë kapur me armë zjarri.
Të arrestuarit janë: Arbër Gurguri, 21 vjeç, banues në fshatin Hamil,
16 vjeçari me iniciale S.M, 15 vjeçari L.M, të dy banues në fshatin Sulaj, konfirmojnë specialistët për krimet ne Komisariatin e Policisë Fier.
Arrestimi u bë pasi u kapën në bregdetin e Semanit me një armë zjarri automatik kallashnikov.
Përveç armës së zjarrit automatik model 56 të arrestuarve iu sekuestruan dhe 26 fishekë model 56.
Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë Fier ka marrë materialet për veprën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryer në bashkëpunim.
Sigal