Lëshohet alarmi SOS/ Anija e linjës Sarandë-Korfuz pëson defekt në mes të detit

572
Sigal

Anija “Saranda Expres” me flamur shqiptar, e cila bën linjën Sarandë-Korfuz në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit,  në veri të ishullit të Korfuzit.

Prane anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjetër e linjës Sarandë -Korfuz, anija REINA 2 për të asistuar apo ndihmuar.

Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.  Kapitenia e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatoret për ta tërhequr drejt portit Korfuzit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët që ndodhen në anijen Saranda Expres. Gjithashtu anija do ti nënshtrohet një kontrolli të rreptë nga inspektorët e flamurit dhe rregjistri detar për shkaqet e difektit.