Lëndë helmuese në shkollë, evakuohen nxënësit

411
Nxënësit shkollës, Adem Gjeli, në Fushë-Krujë janë evakuar nga ambientet mësimore pasi dyshohet se është hedhur lëndë helmuese.
Dhjetra nxënës shfaqën probleme me frymëmarrjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e shkollës të evakuojnë 120 nxënës. Policia dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet dhe kontrollet.
Sigal