‘Lekët dhe celularin, ose do të vras’, si i terrorizonte nxënësit grekë me thikë hajduti shqiptar

26
Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Athinës, pasi akuzohet për plaçkitje të nxënësve të mitur pranë komplekseve të shkollave.
Sipas policisë greke 32-vjeçari akuzohet se ka kryer 8 grabitje, ndërsa ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e 21 nxënësve që u morën në pyetje nga policia. Këta të fundit identifikuan shqiptarin si autor të vjedhjeve.
Mësohet se 32-vjeçar i kryente grabitjet në një zonë ku ka disa shkolla në Patisia dhe Kypseli. Teksa i kërcënonte me thikë, grabitësi u merrte fëmijëve telefonat celularë dhe shuma parash. Tashmë 32-vjeçari është në pritje të caktimit të masës së sigurisë.