Lejoi bastet, procedohet pronarja e një lokali në Elbasan

351
Sigal

Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundra ligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit mësohet të jenë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një laptop pasi dyshohet se përdorej për të luajtur lojërat e fatit dhe bastet sportive.

Po ashtu mësohet se është proceduar penalisht pronarja e një lokali në Elbasan, shtetasja A.B., 46 vjeçe, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Elbasanit thotë se do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut.