“Lazarati”, Gjykata: Arrest me burg Dritan Shurdhit e Ervin Mahmutajt

406
TIRANE – Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene masen e sigurise “arrest me burg” per Dritan Shurdhin, nje nga te arrestuarit gjate aksionit ne Lazarat i cili akuzohet si pjese e grupit qe ka qelluar me arme ndaj policise.
E njejta mase sigurie eshte dhene edhe per Elvis Mahmutajn, ne nje seance te dyte pa pranine e mediave.
Ata akuzohen si anetare te greupit te zjarrit qe qelluan fillimisht ndaj policise lokale ne Lazarat mengjesin e 24 qershorit te ketij viti. Me angazhimin e forcave RENEA ne Tirane, humbi jeten speciali Ibrahim Basha nga te shtenat e grupit te armatosur.
Policia ka arritur te ve ne pranga deri me tani 12 persona, mes te cileve edhe dy vellezerit Arbjon dhe Alban Aliko te cilet dyshohet se jane organizatore te sulmit te armatosur dhe vrasjes se efektivit te RENEA-s. 
Sigal