Lazarati, fshat i dalë nga lufta, frikë për 21 të arrestuarit dhe të nesërmen

470
Sigal

Policia: : 21 në pranga, kapen 3 ton mariuanë, mijë rrënjë hashash të djegura, 4 laboratorë e qindra armë sekuestrohen

Mbi 3 ton mariuanë të bllokuar, 21 persona të arrestuar, qindra mijë rrënjë hashashi të asgjësuar, katër laborator droge të sekuestruar e dhjetëra armë e mijëra fishekë të grumbulluara… Ky është bilanci teknik i operacionit në Lazarat deri në orët e vona ët ditës së diel. Ndërkohë, fshati duket si i shkretë dhe I ngjanë një fshati të sapo dal nga lufta. Policia është e pranishme në Lazarat, ndërsa banorët janë të hutuar, e mbi të gjitha të pa sigurt për të nesërmen. Tashmë, jetesa mbi bazën e kultivimit e shitjes së hashashtit, duket se mori fund. “Me çfarë do jetojmë ne… Shpresojmë që shteti të bëj diçka”- thonë banorët…

Ora 09.00:-Policia jep rezultatin e arritjeve të operacionit në Lazarat. Asgjësohen rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 tonë e 156.26 kg kanabis sativa. Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat. Janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje. Janë gjetur 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitraloz, 2 antitanke, 1 murtajë dhe 2 granathedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu. Janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitralozë të rëndë, 1 mitraloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura, etj…

Ora 11.30:- Një tjetër arsenal armësh është gjetur nga policia ditën e sotme në Lazarat. Arsenali u gjet në përroin e lagjes “Basha”. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur armë të ndryshme automatik, granata, pushkë, pistoleta dhe fishekë. Ndërkohë vazhdojnë kontrollet e policisë në të gjithë fshatin.
Ora 13.55:- Nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditës së diel kanë vijuar veprimet në terren, për kontrollin e territorit, gjetjen e asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, të sasive të narkotikëve, të sendeve të tjera të kundraligjshme si armë, municione etj., si dhe fiksimin e provave material. Midis të tjerave është kapur dhe 1,3 kg drogë çokollatë.

Ora 19.35:- Policia e Shtetit ka bërë një bilanc në total të të gjithë aksionit të ndërmarrë në Lazarat gjatë këtyre ditëve. Në njoftimin për shtyp të Policisë, mësohet se është bërë e mundur asgjësimi i rreth 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.  Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.

Ora 20.05:- Policia e Shteti po përdor pajisje të veçanta për të gjetur armët që mund të jenë fshehur në fshatin e Lazaratit, nga vetë banorët. Ky fakt është bërë i ditur nga strukturat e policisë. “Bashkëpunim me skuadër të xhenierëve të MB. Do vijojë kontrolli i territorit dhe ambienteve në Lazarat”-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit. Më tej, theksohet se policia është e vendosur ti shkojë deri në fund aksionit që po ndërmerr në Lazarat.