“Lazarati”, arrestohet i fundit nga fisi Aliko për shpërthimet me tritol

475
Arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim nga dosja “Lazarati 2014”.
Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, Viktor Aliko i cili sëbashku me 2 vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, (këta të fundit të arrestuar për tjetër akuzë, vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha dhe plagosjen e 2 të tjerëve) dhe shtetasit Thimjo Ceka e Bervin Basho, akuzohen nga policia për shtatë ngjarje me qëllime terroriste gjatë muajit mars 2015 në Lazarat, gjatë operacionit antidrogë të policisë.
Sipas policisë këta persona janë përgjegjësit për ngjarjet që varijojnë nga sulmi ndaj policisë me armë, vendosja e eksplozivit në shtëpinë e babait të kreut të PD në Gjirokastër, hedhja në erë e një shtylle energjie apo shpërthime të tjera.
Viktor Aliko, person me precedent kriminal, rezulton i shpallur në kerkim që prej datës 13.11.2014 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës i kryer në bashkëpunim”, “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, në b/punim” dhe “Kundershtim i punonjesit të policisë së rendit në b/punim”.
Sigal