“Lazarati 2014”, dështon seanca, mungonin të pandehurit

440
Ka dështuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca e parë e dosjes “Lazarati 2014”. 16 persona po gjykohen për ngjarjet e qershorit të vitit të shkuar, kur policia ndërmori operacionin për shkatërrimin e parcelave të kanabisit, por vetëm 8 prej tyre janë arrestuar, ndërsa pjesa tjetër janë ende në kërkim.
Shkak për dështimin e seancës ishte mungesa e disa prej të pandehurve, ndërsa të pranishëm në sallë ishin tre nga të akuzuarit kryesor Gate Mahmutaj, djali i tij Vandami, si edhe Arbion Aliko i arrestuar vetëm pak ditë më parë gjatë operacionit të dytë të policisë në Lazarat, operacion që pasoi vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Seanca tjetër u la për 22 korrik dhe u vendos që të zhvillohet çdo të mërkurë në orën 09:00.
Sigal