Lazarat, arrestohen 5 persona për kultivim narkotikësh

538
Në orët e para të mëngjesit në Lazarat, si rezultat i operacionit të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë sëPolicisë Gjirokastër , në banesa u kapën shtetasit në kërkim:
Avdul Asan Avduli, 57 vjeç, masë sigurie “Arrest në burg”për “Prodhim e shitje të narkotikëve”; 
Teno Levzat Buci, 76 vjeç, me masë sigurie ” Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje tënarkotikëve”.
Sigurim Sejdi Mahmutaj, 68 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Ylli Mehmet Gërveshi, 68 vjeç,me masë sigurie “Arrest në burg” për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Zaim Ramadan Basha, 53 vjeç i dënuar me 5 vite burg për aksident rrugor, sot Zaimit ju gjet dhe një sasi lënde narkotike në banesë.
Materialet shtesë në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Sigal