Lamtumirë Kristi. Vogëlushi përcillet për në banesën e fundit

426
Mes lotësh dhe dhimbjes së thellë është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushi 10-vjeçar Kristi Maze, nga fshati Bucimas i Pogradecit. Historia e Kristit të vogël që preku këdo që dëgjoi për sëmundjen e tij nisi kohë më parë, ndërsa sot ishte rrugëtimi i tij i fundit drejt fshatit Alarup , atje ku ai lindi dhe do të prehet. Luftën me sëmundjen ai nuk e ndali deri në momentin e fundit të tij, sepse Kristi e donte më shumë se kushdo jetën pavarësisht se fati i kishte rezervuar një tjetër fat për atë.
Sigal