Lamtumirë, Akademiku Arben Puto!

524
Sigal

 

 

Dje, në datën 11.11.2016, në  mesditë, ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare
akademiku dhe historiani Arben Puto. Arben Puto mbetet një nga studiuesit e
njohur të historisë së Shqipërisë. Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1924 është
jurist, politolog dhe historian. Mësimet parauniversitare i kreu në Liceun
francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori
pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër, pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e
“Tiranës” sot gjimnazi “Qemal Stafa” më 1946.
Studimet
e larta i kreu në Moskë
, në Fakultetin e
Drejtësisë dhe i përfundoi më 1951 në degën e së Drejtës
i Ndërkombëtare Publike. Me
hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990. Ka bërë shpjegimin e disa
termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe
, të botuar në Tiranë më 1980.
Akademiku Puto
ishte mik i gazetës “Telegraf”. Gjithë stafi i gazetës i shpreh ngushëllimet e
sinqerta familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.