Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Babrrusë në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark. Policia e komisariatit nr 4 ka shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.