LAJMI I FUNDIT/ Vlora nuk gjen qetësi, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari

677
VLORE- Pas ngjarjes mëngjesin e sotëm në Vlorë ku mbetën të plagosur 3 persona, mes tyre edhe një 8 vjeçar,duket se ky qytet nuk ka gjetur qetësi.
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vranisht të Vlorës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Roland Shkurti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa forca policie kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal