LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

553
Një plagosje më thikë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e ‘Kongresit të Manastirit’ në Tiranë.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre ka përdorur edhe thikën duke lënë të plagosur 57-vjeçarin me iniciale T.K.
Ai është dërguar në spital, ku nga të dhënat e para, bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Tiranës bëjnë me dije se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Sigal