LAJMI I FUNDIT/ Persona të maskuar dhunojnë barbarisht me mjete të forta 30-vjeçarin në Korçë

451
Një person është masakruar mbrëmjen e sotme në qytetin lagjen “1 maji” në Korçë. Personi i qëlluar me sende të forta është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Burime nga policia thanë se kanë qenë disa persona të maskuar të cilët kanë qëlluar mbi të riun duke e lënë gati të vdekur.

Mësohet se i riu ishte duke u kthyer për në banesën e tij, kur është sulmuar nga personat e panjohur.

Kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre, ndërsa pritet edhe dëshmia e të plagosurit.
Sigal