LAJMI I FUNDIT/ Gjendet një person i vrarë në Këlcyrë, nuk dihen ende shkaqet

413
Sigal

 Një person është gjetur i vrarë në fshatin Mbrezhan të Këlcyrës. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë trupin e një personi në një stallë bagëtish, ndërsa nuk dihen ende detaje për ngjarjen.

Nga dëshmitë e tyre banorët shprehen se viktimën Moisi Karaj e kanë gjetur në fushën e Grabovës. Të njëjtat burime sqarojnë se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia

Nërkohë, policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanve të krimit.