Tronditet Shkodra, shpërthim me tritol në një automjet në lagjen “Rus”

Qyteti i Shkodrës është tornditur paraditen e sotme nga një shpërthim i fortë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Rus” ku i është vendosur një sasi eksplozivi një automjeti. (foto ilustruese)

Mësohet se eksplozivi ishte vendosur në një automjet tip ‘Fuoristradë’, ndërsa emri i pronarit nuk bëhet ende i ditur. Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.