LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë afër banesës 22-vjeçari në Maliq

397
Sigal

Një i ri është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në fshatin Vreshtas, Maliq mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve zyrtare nga policia njoftimi është marrë rreth orës 9:50 se në afërsi të banesës së tij është gjetur i pajetë 22-vjeçari me iniciale R.B.

Pranë viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Policia thotë se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvrarë.

U ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.