Lajm i fundit – Bulqizë, makina del na rruga, plagosen 6 persona

396
Sigal

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Mjeti tip tip “Mitsubishi Pajero” me targë AA 091 JE që drejtohej nga shtetasi N.V, me të cilin edhe pesë persona të tjerë ka dalë nga rruga, dhe ka rënë në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në fshatin Zall-Strikçan, në rrugën dytësore që të çon tek centrali i Smollikut. Si pasojë kanë mbetur të plagosur të gjithë personat që ndodheshin në mjet, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Katër të aksidentuar A.V, 57 vjeç, O.S, 30 vjeç, S.R 23 vjeç, dhe D.R 17 vjeç, janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa shtetasi D.Z 41 vjeç, është dërguar në spitalin e Peshkopisë për ndërhyrje më të specializuar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e akullit në rrugë, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e plota.