Sigal

Një person është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sharrë, Kombinat,Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se viktima i gjetur pa shenja jete, ende nuk është identifikuar.

Informacion Paraprak

Në Sharrë/ Kombinat në zonën e varrezave është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar i moshës rreth 60 vjeç.

Ky shtetas dyshohet të jetë vetëdjegur me benzinë.

Po punohet për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.