Lagështira e nxjerr nga rruga, super-makina përplaset me shtyllën

87

Moti i keq me reshje është bërë shkak për një aksident në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, ku një makinë tip Range Rover ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës siç shihet edhe në foto, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.