Janë zbuluar detaje të reja për laboratorin e drogës në Has. Sipas informacioneve, porositësi i saj ishte grupi i Avdylajve, apo të njohur ndryshe si të fortët e Shijakut.
Nga të dhënat e para, dyshohet se Lul Berisha ka marrë përsipër trafikun e drogës. Sasia e drogës, i cila do të bëhej gati në laboratorin e Hasit kishte si destinacion final tregun e Gjermanisë.