Laboratori në Has/ Sekuestrohen rreth 100 kg heroinë, 5 të arrestuar

475
Sigal

Detaje të tjera nga operacioni në Has ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.

Raportohet se janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Ndërkaq janë mësuar dhe informacione e para për personat e arrestuar. Identitetet nuk jepen për shkak të sekretit hetimor.

Në pranga shtetasit:
1- V. B.
2- F. C.
3- XH. SH.
4- M. SH.
5- A. SH.

Mësohet se operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.