Laboratori i përpunimit të drogës në Durrës, publikohen emrat e 7 të arrestuarve

403
Policia e Durrësit ka publikuar emrat e të arrestuarëve gjatë operacionit “Kordinata”, në sajë të cilit u zbulua një laborator për përpunimin dhe paketimin e drogës.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm: 
• Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës; 
• Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;
• Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë; • Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;
• Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë; • Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë • Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi n ga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Valter Pashollari 34 vjeç,banues në Durrës, i shpallur në kërkim, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; • një peshore elektronike; • një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike; • 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme. Gjithashtu,filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit: • K.X. 17 vjeç,banues në Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe”Grup i strukturuar kriminal”parashikuar në nenet 283/2 dhe 333/a të Kodit Penal. –
Sigal