Laboratori i drogës në Fier, zbardhet dëshmia e punonjësve: Po ndërtonim një pulari

475
Një ditë pasi policia e Fierit zbuloi një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike, janë zbardhur edhë dëshmitë e punonjësve.
Punëtorët thonë se po ndërtonin një pulari, dhe jo laborator droge.
Laboratori i zbuluar ditën e djeshme në ndërtim e sipër ishte në fshatin Mbrostar, në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj, 50 vjeç.
Sigal

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Në vendngjarje ditën e djeshme u sekuestrua një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.