Kush është shqiptari i “Ndrangheta”-s që u arrestua sot në Shkodër. Zbulohet e kaluara e errët

522
Edmond Como, 42-vjeçari nga Malësia e Madhe që u arrestua sot në Shkodër për llogari të shtetit italiaa ka pasur jë të kaluar të errët atje, madje njihet si pjesë e organizatës famëkeqe mafioze “Ndrangheta”.

42-vjecari ka vuajtur dënimin prej 16 vitesh në burgun e Voghera për akuzat e trafikut ndërkombëtar të kokainës, ndërsa në ngarkim të tij janë edhe akuzat për një shkëmbim zjarri në vitet ‘90 pas një sherri për prishje pazaresh.

Pas daljes nga burgu ai ka tentuar të grabisë me dhunë një biznesmen në Leçe, akuzë për të cilën pritet të gjykohet në shtetin italian.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian. Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. Sa më sipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal