Kush është i riu që u vetëvar me çarçaf në burg, fqinji e akuzoi për ngacmimin e gruas një vit më parë

578
Florian Kodra, 20-vjeç nga Thethi u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur në dushet e burgut të Shënkollit, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu është vetëvarur me çarçaf.
Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa mbeten ende të paqarta arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë.
Mësohet se i riu ishte burgosur për shkak të një vrasje të mbetur në tentative në vitin 2016.

Ai ka qëlluar me dy plumba një vit më parë shtetasin Nazmi Topuzi, i cili dyshonte se i riu i ngacmonte bashkëshorten. Fillimisht janë përleshur e më pas, Kodra e ka qëlluar me armë.
KONFLIKTI ME FQINJIN NJE VIT ME PARE
Nazmi Topuzit i është zënë pritë nga i riu, pas një debati që kishin pasur për shkaqe xhelozie. Siç mësohet, para pak ditësh Florian Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të mjekuar kërthizën nga vjehrra e tij (mjekim popullor).
Nazmi Topuzi, pasi ka mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, është kthyer në shtëpi dhe aty ka gjetur të riun. 19-vjeçari është munduar që t’i shpjegojë arsyet se përse kishte shkuar në shtëpinë e tij, por aty ka nisur debati, pasi Nazmi Topuzi është bërë xheloz për gruan e tij, shtetasen D.D., 48 vjeçe, me të cilën, sipas Policisë, jetonte prej 2-3 vitesh.
I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për gruan e tij, por ai nuk është bindur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar gati në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqaruar mes tyre, 19- vjeçari në orët e mëngjesit të djeshëm e ka ruajtur 49- vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar me katër plumba me armë zjarri automatik.
Topuzi ka marrë dy plumba, duke u plagosur rëndë. Ajo që ka dëshmuar për debatin ka qenë gruaja e të plagosurit. 19-vjeçari e ka pranuar krimin që ka bërë, por nuk ka dhënë arsyet për ngjarjen e ndodhur. Prej 2-3 vitesh Nazmi Topuzi jetonte në Theth te shtëpia e gruas së tij dhe familjarët e saj i kishin dhënë për të menaxhuar një biznes familjar të tyre.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat, familjarët kanë dalë në oborr dhe transportimi është bërë nga një prej banorëve të zonës drejt spitalit të Shkodrës. Mendohet se ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku për shkak të rrugës disa orëshe nga zona malore e Thethit në Shkodër.
Sigal