Kush është “i forti” i arrestuar gjatë natës në Vlorë (Emri)

560
Në vijim të operacionit ku u gjetën rreth 4,5 ton kanabis pak ditë më parë në Babicë, Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga ka përfunduar Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë. Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm – Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjetë me vete një armë e ftohtë, thikë.
Sigal