Kush është Bledar Muça, miku i Florenc Çapjes

461
Një tjetër ngjarje kriminale ndodhi sot në Elbasan, ku mbetën të plagosur dy persona, njëra prej të cilëve është efektive policie. Ajo u plagos aksidentalisht pasi po kalonte në rrugë, por objektiv i atentatit mendohet se ishin Florenc Çapja dhe Bledar Muça. Ky i fundit është i plagosur në gjendje të rëndë me një plumb në kokë, ndërkohë që Florenc Çapja nuk u prek nga asnjë plumb. Të dy kanë qenë të plagosur në shkurt të 2016, në atë që u quajt masakra e Elbasanit, ku i vraënë 3 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.
Por, kush është i plagosuri Bledar Muça?
Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.
Vrasja e “Dodës”
Ishte mëngjesi i 22 korrikut të vitit 2009, kur Elbasani do të tronditej nga një ekzekutim në afërsi të Universitetit. Ekzekutimi bëhet nga dy persona me motor të cilët qëllojnë me breshëri kallashnikovi mbi mjetin me të cilin udhëtonte Roland Rexhepi, ish-efektiv policie, që kishte punuar edhe në seksionin e anti-drogës. Ekzekutimi i tij u bë në mes të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa polici-viktimë u tha se për shumë kohë ishte identifikuar si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të “hekurt” të policisë Edmond Koseni. Atentatorët u zhdukën në mes të turmës duke e lënë të vdekur në makinë Roland Rexhepin, ndërsa policia arriti të shoqëronte me dhjetëra e dhjetëra persona. Më në fund, katër ditë pas atentatit, policia aso kohe njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për këtë krim Armando Llakajn, 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal dhe Marjus Tafa. Mësohet se Llakaj ishte njeri i afërt i fisit Çapja, ndërsa viktima, më vonë do të kosnideorhej edhe si kushëriri i Fadil Memës të ekzekutuar në Torino.
Sigal