Kush është biznesmeni nga Shijaku që sot iu bë atentat. Ja hetime e prokurorisë dhe pasuritë

582
Në mars të 2017, prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me pasurinë e biznesmenit Gjoka dhe gjykata e Krimeve të Rënda vendosi konfiskimin e tyre.

por disa muaj më pas, në Korrik 2017 ka Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda që i ka kthyer pasurit biznesmenit nga Shijaku.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se:

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale “shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “trafikimi i personave”, të parashikuara nga nenet 114 dhe 110/a të K.Penal, duke qenë në këtë mënyrë subjekt i masave parandaluese pasurore të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ligji “Antimafia”).

Dashamir Gjoka rezulton të jetë dënuar dhjetë vjet më parë për veprat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 1999 deri më 2001.

Por të dyja këto vepra i detyrojnë autoritete të kërkojnë bllokim të pasurive të tij pasi ka dyshime se ato janë krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë kriminale. Me një vendim të mëparshëm Gjykata e shkalles së parë i konsideroi të pajustifikuara të ardhurat e Gjokës, por Apeli kundërshton duke ju referuar investimeve të këtij shtetasi edhe nga tre kontrata huaje me biznesmenë të tjerë.

Por këto deklarata borxhi, Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda i kishte konsideruar kontradiktore pasi ishin të përpiluara pa një akt noterial, që do të thotë se ato mund të shkruheshin në çdo kohë me qëllim për të justifikuar shpenzimet e kryera.

Gjatë gjykimit për asetet ku pritej që të kalonin në favor të shtetit, mes të tjerash truaj ndërtimi, tokë are si dhe komplekse, lokale dhe supermarket, Gjykata e Apelit bëri një rivlerësim të pasurive të Gjokës me ekspertë të rinj.

Pasuritë e Dashamir Gjokës:
Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.
Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).
Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.
Sigal