Kush është 7-vjeçarja që humbi jetën sot në spitalin e Durrësit

698
Amelia Sheqi është 7-vjeçarja e cila vdiq në spitalin e Durrësit në orët e para të ditës së sotme. 7-vjeçarja ishte e shtruar prej dy ditësh në spital pasi u paraqit në gjendje gripi. 
“Vajza ishte dy ditë me grip nuk arrinte të ushqehej. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin por vajza kaloi në koma.” u shprehën prindërit e saj. 
Sipas infomacioneve të deritanishme të mjekëve mësohet se vajza ka pësuar hipotermi, nga temperatura e lartë ka pësuar rënie të menjëhershme të temperaturës dhe bëri që ajo të kalonte në gjendje kome.
Për vdekjen tragjike të vajzës 7-vjeçare në spitalin e Durrësit ka dalë në një deklaratë Shefi i Pediatrisë të spitalit të Durrësit, Fatmir Shahini. Fatmir Shahini, tha e paraprakisht dyshohet që vajza të ketë pasur formën më agresive të gripit, atë toksik. Po kështu është nisur ekipi i ministrisë së Shëndetësisë nga Tirana për kontroll urgjent mbi rastin, për verifikimin e kartelës së vogëlushes. Vogëlushes nuk i është bërë autopsia pasi nuk kanë pranuar familjarët e saj. 
Vajza është banore lagjes numër 1 të qytetit të Durrësit. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.
Sigal