Kurvelesh/ Sekuestrohen mbi një ton marijuanë, në kërkim poseduesit

401
Policia ka sekuestruar mbi një ton marijuanë gjatë një operacioni të gjerë të koduar Llufa. Sasia e drogës është gjetur në një stan në Llufë të Kurveleshit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal, por janë identifikuar dhe operacioni vijon për kapjen e tyre. Ndërkaq, në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës ndodhet dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa, të cilët zhvillojnë një takim me krerët e policisë së Gjirokastrës.
Sigal