Kurthi i shqiptarëve për klientët e prostitutave: Na jep paratë, ose ja çojmë videot gruas

666
Tre persona, dy nga Shqipëria, 22 e 33 vjeç, dhe një 30-vjeçar nga Kosova, janë arrestuar me akuzën e përdorimit të një shtëpie në Treviso për takime seksuale, në të cilën klientëve u zhvateshin para.
Siç shkruan edicioni trevizan i Corriere del Veneto, klientët filmoheshin fshehurazi gjatë seksit dhe tre shqiptarët i kërcënonin më pas se do t’ua dërgonin videot grave të tyre nëse nuk paguanin.
Në disa raste ka pasur edhe sherre.
Viktima të shantazheve e zhvatjeve kanë qenë banorë të ndryshëm të zonës, një prej të cilëve vendosi të denonconte te karabinierët, të cilët ngritën kurthin për të kapur bandën.
Një klient i rremë u paraqit në shtëpi duke thënë se pranonte të paguante 1000 eurot dhe duke caktuar vendin e takimit për dorëzimin e parave.
Në takim erdhën edhe karabinierët, të cilët arrestuan treshen që tashmë përballet me akuza të ndryshme.
Sigal